Akuzat e forta të ish-ministrit të Brendshëm: Policët në Elbasan kishin frikë...

Akuzat e forta të ish-ministrit të Brendshëm: Policët në Elbasan kishin frikë të ndërhynin, kanë dështuar në kryerjen e misionit të tyre

225
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Studio e Hapur” në News24 duke zbuluar një të pathënë deri tani në lidhje me ngjarjen e Elbasanit dhe operacionit ku u sekuestruan rreth 1 milion euro pasuri. Demiraj tha se janë zbuluar tunele të grupeve kriminale, duke i krahasuar me Afganistanin. Duke analizuar videon e momentit të goditjes së makinës së nëndrejtorit të policisë, Demiraj thotë se duket qartë se policët kanë frikë të ndërhyjnë.

“Që në momentin që kam marrë detyrën, jam njohur me këto problematike. Situata në Elbasan ka qenë edhe më parë problematike. Por masat e marra nga policia kanë qenë të hollësishme. Kur kam qenë unë për 4 muaj në detyrë nuk ka pasur këto probleme.
Puna e policisë duhet të ishte më konkrete. Përveç atyre elementeve që zoti Hoxha shpjegoi, një nga gjërat kryesore të këtyre grupeve është logjistika e tyre. Nëqoftëse do analizojmë vendin ku jetojnë e punojnë, si në tunelet e Afganistani, kam informacione. Janë zbuluar tunele ku banda ka fshehur armatime të rënda dhe kjo dihet nga policia. Kjo ngjarje është bërë jo pa qëllim me vonesë. Nuk do t’i bënim nder asnjë institucioni nëse nuk bënim dot një analizë.
Nga pamjet duket se policia ka frikë të ndërhyjë. Asnjë nga policët nuk vepron, nuk futet brenda që do të thotë policia nuk është në gjendje të realizojë misionin e vet”, tha Demiraj.

 

Nga ana tjetër ish-ministri Demiraj theksoi dhe njëherë se nga 6 policë që janë në video, asnjë nuk futet në pronë private.

“Ne e mbështesim policinë, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë. Ajo që është e rëndësishme për t’u realizuar, kemi 6 policë që nuk futen në pronë private. Një pjesë e policisë ka frikë të veprojë në pronat private. Është e kapur”, tha Demiraj.

Pas deklaratës ‘bombë’ që lëshoi sot ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj për tunele si në Afganistan të ndërtuara në Elbasan, risolli detaje të reja nga organizmi i bandave kriminale në këtë qytet.

Ai theksoi se gjithçka është e mirëstrukturaura, ndërsa tuneli i ndërtuar ishte kthyer në banesa, apo armatura si në kohën e kaluar, ku kishte ushqime dhe gjithçka tjetër. Po ashtu, Demiraj pohoi se Policia e Shtetit e di mirë ekzistencën e këtyre tuneleve, shkruan ‘BalkanWeb’.

Eni Vasili: Kur thoni se ka tunele si ato në Afganistan, çfarë nënkuptoni?

Dritan Demiraj: Flas për apartamente, banesa, ku ishte vendosur pjesa e grupit që bëri sulmin. Ata kanë qenë me armatura si në kohën e mëparshme, me tunele undergraund, një grup i strukturat. Aty mbanin ushqime dhe armë. Ishin përgatitur. Policia i ka të gjitha me fotografi. Policia nuk duhet t’i lejojë këto gjëra, por duhet të marrë masa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY