DETAJE/ Vrasja makabre në Pogradec, ç’po bënte gruaja kur u godit me...

DETAJE/ Vrasja makabre në Pogradec, ç’po bënte gruaja kur u godit me sqepar nga burri dhe çfarë bëri autori

243
0
Shares

Zbulohen të tjera detaje rrëqethëse nga vrasja makabre e 49-vjeçares Demirkë Mekolli nga bashkëshorti i saj Bashkimi, një ditë më parë, në oborrin e banesës së të atit, i cili i kishte strehuar për shkak të problemeve ekonomike që kishin.
Burime konfidenciale nga policia e Korçës, bëjnë të ditur se, viktima ka qenë duke larë enët në oborr, në momentin që është goditur me sqepar pas koke nga bashkëshorti agresiv.
Pasi e la të pajetë në oborrin e shtëpisë, aty ku e gjeti vjehrri dhe kunati të mbuluar me gjak, autori ka telefonuar motrën e viktimës në Itali dhe i ka thënë që motra e saj ka pësuar infarkt.
Më pas ka lajmëruar kunatën, gruan e vëllait të tij dhe i ka thënë…, “Lajmëro policinë se e vrava”.
Në momentin që ka mbërritur vëllai i autorit dhe babai i ka kërcënuar se do i vrasë edhe ata. Autori pasi ka kryer krimin është kapur nga vëllai dhe e ka shtrirë përtokë deri sa ka ardhur policia dhe e ka arrestuar.
Në dëshminë e zbardhur tashmë, ai ka deklaruar se e ka vrarë për xhelozi dhe nuk është penduar. Ai thotë se sherri me të shoqen ka nisur që darkën e së shtunës, ndërsa të dielën nuk ka duruar dot duke kryer aktin e rëndë.
“Nuk jam bërë pishman për atë që bëra. Ne grindeshim çdo ditë, dyshoja se ajo me tradhtonte”, ka thënë ai.
Familjarët kanë hedhur poshtë deklaratën e tij duke pohuar se fajtor është ai dhe Demirka (viktima) ishte punëtore dhe e ndershme.
Familjarët e viktimës kanë tërhequr trupin në morgun e Pogradecit dhe sot kryejnë ceremoninë mortore. Mësohet gjithashtu se ata nuk kanë pranuar asnjë prej familjarëve të autorit në varrim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY