FOTO/ “Zhduket shkolla” me urdhër nga lart…!!!

FOTO/ “Zhduket shkolla” me urdhër nga lart…!!!

378
0
Shares
Nga Basir Çollaku

Dora D’Istria, “mbyllet” dy jave pas fillimit të shkollës. Afati nuk dihet. Nga klasa e parë te klasa e nëntë të gjithë në një shkollë tjetër. Për tu strehuar ndoshta se…, mësim…!!!!!
Nxënësit?
Të gjithë te “Pjetër Budi”. Pasdite me tepër, as se ka kush idenë…!!! Askush nuk flet, as jep përgjigje, prindërve të shqetësuar për fëmijët.
Është urdhër nga lart. Më shume se kaq nuk pipëtin dot askush.
Restaurim i godinës, apo shembje për të bërë ndonjë pallat, se zonë e shtrenjtë, kushton mire metri katror..!!! Rrëmuja me nxënësit është telash i vogël. Shkolla boshatiset nga materialet me kova e teneqe.
Prisja ta shija si lajm shqetësues nëpër media. Aspak. Miq të mi prindër fëmijësh në atë shkollë habiten se si media nuk përfill gjithë këtë alarm familjesh. Mbase Bashkia dhe Ministria kanë marre masat me mediat. Dhe dihet pushteti është bindës më tepër se parashikimet…
Unë po shkruaj me shpresë se kolegët e mi do ti bindin redaksitë dhe do të flasin… Të gjithë kanë fëmijë…, të gjithë duan shkollën…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY