Hajdutët e bankës te ish-Blloku, nuk e pranojnë akuzën

Hajdutët e bankës te ish-Blloku, nuk e pranojnë akuzën

129
0
Shares

Asnjë nga dy të akuzuarit për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut, nuk e pranon akuzën.
Alan Babameto dhe Roland Liti janë identifikuar nga organi i akuzës si autorët e vjedhjes spektakolare të kasafortës së një banke, nëpërmjet murit të bodrumit. Por, në Gjykatën e Tiranës, ku ka nisur gjykimin kjo çështje, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve pretendojnë pafajësi. Madje, avokati i Babametos ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke pretenduar pafajësi me provat që ka sjellë vetë prokuroria.
Ndërsa i pandehuri tjetër Roland Liti kërkoi që ndaj tij të zhvillohet procesi normal. Por, kjo kërkesë është kundërshtuar nga përfaqësuesi i prokurorisë, sipas të cilit, çështja është komplekse dhe e kryer në bashkëpunim dhe ndarja do të dëmtonte procesin. Për të vendosur në lidhje me këtë kërkesë, trupi gjykues kërkoi të merrte një javë kohë.
Ndërkohë, në seancën e së mërkurës, gjykata ka vendosur të ndaje më vete kërkesën civile të përfaqësuesve të bankës dhe një kompanie sigurimesh, pasi sipas kryesuesit të gjykimit, padia civile dëmton procesin penal dhe e zvarrit atë. Përfaqësuesit e bankës kërkojnë ndaj dy të pandehurve rimbursimin e plotë të vlerës prej 19 milionë lekësh që u vodhën nga kasaforta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY