Edi Rama “ua fut” ministrave, ju merr kompetencat duke krijuar një “Superagjenci”

Edi Rama “ua fut” ministrave, ju merr kompetencat duke krijuar një “Superagjenci”

270
0
Shares

Një superagjenci pritet të ngrihet pranë Këshillit të Ministrave dhe do të merret vetëm me PR (public relation) të qeverisë dhe ministrave të saj.
Bëhet fjalë për një strukturë të madhe imazhi që do të ketë në krye, drejtorin për komunikim pranë kryeministrit, Endri Fuga, raporton newsbomb.al.
Gjithçka do të funksionojë në mënyrë të centralizuar. Çdo ministër do të ketë aktivitetet e veta, por gjithçka do të koordinohet nga superstruktura e PR pranë qeverisë.
Zëdhënësit e çdo dikasteri do të varen nga kjo agjenci dhe nuk do të ketë aktivitete të pakoordinuara nga qendra.
E pas vendimit për emërimin nga qendra të sekretarëve të përgjithshëm të ministrave, tashmë, duket se Edi Rama do të rrëmbejë edhe “zërin” dhe “imazhin” e ministrave, duke i lënë….”pa gojë” këta të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY