REAGIMI/ Qeveria kërkon që ta shtyjë reformën zgjedhore në kalendat greke

REAGIMI/ Qeveria kërkon që ta shtyjë reformën zgjedhore në kalendat greke

75
0
Shares
Komisioni Reformes Zgjedhore - Foto Arkiv

ZGJIDHJA përsëriti sot domosdoshmërinë e një kodi të ri zgjedhor me të cilin të shkohet në zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe jo për zgjedhjet parlamentare të dy viteve më pas.
Në një reagim në Facebook, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima theksoi se do të kundërshtojë manovrat e ulëta elektorale, siç cilësoi reagimin më të fundit të PS-së kur tha se kodi i ri do të jetë gati për zgjedhjet parlamentare të katër viteve më vonë, për t’u dhënë mundësi votimi emigrantëve.
“Kodi i ri të votohet brenda 6 muajsh”-u shpreh ZGJIDHJA, duke ftuar fuqimisht opozitën tjetër që ta ndjekë në këtë kërkesë legjitime.

Reagimi në Facebook
Taulant Balla, njoftoi hapjen e konsultimet për reformën zgjedhore, një kërkesë e vazhdueshme e ZGJIDHJA-s, e mbështetur së fundmi edhe nga PD-ja. Sipas tij, mazhoranca angazhohet për një reformë zgjedhore më 2021! E pangopur me krimet elektorale të 25 qershorit, Rilindja shpreson që ta mbajë në fuqi kodin zgjedhor aktual edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Ne u themi një “Jo” të prerë këtyre manovrave të ulëta elektorale. Kodi i ri të votohet brenda 6 muajsh. ZGJIDHJA fton fuqimisht opozitën tjetër që të na ndjekë në këtë kërkesë legjitime, përndryshe ajo të mos vijë të qahet kur Rama të vjedhë e të blejë masivisht edhe votat për bashkiaket . Rilindja po përpiqet që ta lidhë reformën zgjedhore me dhënien e të drejtës për votim emigrantëve. Në zgjedhjet vendore nuk është e domosdoshme vota e diasporës. Ne e denoncojmë këtë përpjekje të Edi Ramës për të sabotuar kodin e ri zgjedhor. Bashkohuni me ZGJIDHJA-n për pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve.
#ZgjidhjaPërVOTËNeLirë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY