Basha apelon: Policia të ndalojë keqtrajtimin e banorëve dhe prishjet e banesave...

Basha apelon: Policia të ndalojë keqtrajtimin e banorëve dhe prishjet e banesave të tyre në Skozë

99
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, për “goditjes si pushtues” të banorëve të 153 banesave në Shkozë.
Kreu i PD-së ka apeluar nga ana tjetër, ndaj Policisë e cila sipas tij të ndalojë keqtrajtimin e banorëve dhe prishjet e banesave të tyre në Shkozë.
“Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!
Duke denuar me ashpersi kete krim cnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje. Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!”, shprehet Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY