KALENDARI/ Kuotat bosh në universitete, ja kur mund të aplikohet për raundin...

KALENDARI/ Kuotat bosh në universitete, ja kur mund të aplikohet për raundin e dytë

95
0
Shares

Publikohet kalendari i aplikimeve në Universitet për raundin e dytë. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e sotme deri në 22 shtator, maturantët mund të zgjedhin degët për të cilat ka ende kuota bosh.
Të parët që do të aplikojnë janë maturantët e kryeqytetit, në datat 15 dhe 16 shtator ndërkohë që më pas do të aplikojnë edhe maturantët në çdo qark tjetër.
Aplikimi në Raundin e dytë kryhet vetëm për ato programe studimi të cilat pas përfundimit të regjistrimeve të raundit të parë kanë kuota të paplotësuara.
Të drejtën për të aplikuar me këtë formular në raundin e dytë e kanë kandidatët që kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z në sesionin e dytë, që nuk kishin detyrime për provimet e maturës shtetërore ose rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e dytë, të vjeshtës;
Të gjithë maturantët të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë, të muajit qershor të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë për arsye të ndryshme.
Po kështu, edhe kandidatë që kanë aplikuar në raundin e parë por nuk janë shpallur fitues në asnjërën prej preferencave të përzgjedhura, përfshirë edhe ata që janë shpallur fitues në njërën nga preferencat e përzgjedhura por nuk janë regjistruar në asnjërin prej programeve të studimit ku janë shpallur fitues. Gjithashtu, edhe kandidatët e çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë. Për të parë datat e kalendarit mund të klikoni në:
http://www.akp.gov.al/images/matura_2017/sesioni_2/kalendar_aplikimi_r2.pdf

Regjistrimet në Universitet
Ministria e Arsimit sqaron se faza tjetër e regjistrimeve do të jetë në datën 1-14 tetor. Edhe ky raund do të jetë i ndarë në 7 faza 2-ditore. Kandidatët duhet të monitorojnë procesin në portalin “U-Albania”, për të parë nëse do të shpallen fitues ose jo. Regjistrimet do të zhvillohen në faza 48-orëshe sipas listës.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton se në datat 15-22 shtator çdo kandidatë mund të listojë 10 preferenca të reja për në universitetet publike ose private. Në këtë mënyrë kandidatët që nuk kanë fituar do të kenë mundësi të përzgjedhin degët ku ka më shumë vende të lira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY