DETAJE/ Pukë, Policia sqaron: Ja si e arrestuam të arratisurin nga komisariati

DETAJE/ Pukë, Policia sqaron: Ja si e arrestuam të arratisurin nga komisariati

174
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Pukës ka dhënë detaje për arrestimin e të arratisurit nga ambientet e këtij komisariati, rrethnjë javë më parë.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se pas një operacioni të organizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, mbi bazën e një informacioni policor, në zonën e Karmës, gjatë rrugës për në Koman, ku qëndronte i fshehur, është kapur dhe ndaluar Ermirjon Nikja 20 vjeç, lindur në Karmë, Vau Dejës, banues në Laprakë, Tiranë, i dënuar edhe më parë për disa vepra penale.
Më datë 09. 09. 2017, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, është larguar nga dhoma e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë
Ky person dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më datë 24. 08. 2017, ku Gjykata Rrethit Pukë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY