Skënderbeu nuk reziston më shumë se 45 minuta, Dinamo e Kievit përmbys...

Skënderbeu nuk reziston më shumë se 45 minuta, Dinamo e Kievit përmbys rezultatin

100
0
Shares

Skënderbeu nuk ia ka arritur të surprizojë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në “Europa League”. Korçarët janë mundur në Ukrainë me rezultatin 3-1 nga Dinamo e Kievit në një sfidë që për disa minuta gëzoj jashtë mase gjithë futbolldashësit shqiptar.

 

 

Minutat e para treguan një Skënderbe dinjitoz dhe të vendosur mirë në fushën e lojës që në një moment befasoi vendasit. Gjergji Muzaka në minutën e 39-të realizoi duke dhënë iluzionin e një fitoreje që do të ishte një mrekulli për Skënderbeun, por pjesa e dytë i dha fund këtyre ëndrrave.

Brenda katër minutash Dinamo e Kievit do të përmbyste shifrat me gola të Sydorchuk në minutën e 47-të dhe Moraes në të 49-ën. Korçarët nuk iu besojnë syve të cilët tashmë prej disa minutash kanë humbur edhe qetësinë.

Rezultatin e takimit do t’a vuloste Mbokani në minutën e 65-të që realizoi saktë nga 11-metërat.

Minutë pas minute

89′ Marko Radas ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Mbokanit.

84′ Vangjeli ka një mundësi të mirë në zonën kundërshtare dhe bën një goditje për të tentuar portën, por topi shkon jashtë.

82′ Dinamo e Kievit kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Gonzalez, në fushë Gusev.

82′ Morozjuk ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por reagon mirë Shehi duke grushtuar topin.

76′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Xhejms, në fushë Sahiti.

72′ Bujalski ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Gavazajt.

70′ Dinamo e Kievit kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Tsigankov, në fushë Morozjuk.

68′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Jashanica i dëmtuar, në fushë Aliti.

68’ Goditje dënimi në krahun e majtë të sulmit vendas. Pivariç harkon në zonë, por mbrojtja e Skënderbeut largon sferën nga zona e më pas Gavazaj fiton një goditje dënimi që i jep pak qetësi skuadrës.

65′ Mbokani ekzekuton penalltinë dhe shënon. Shehi kupton krahun por nuk e ndal dot topin.

60′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Osmani i dëmtuar, në fushë Gavazaj.

57′ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

50′ Përmbyset rezultati në Kiev. Gonzalez nga e djathta pason një top mjaft të mirë në zonë për Moraeshin dhe ky i fundit e ka portën e boshatisur përballë vetes duke shtyrë topin në portë.

47′ Dinamo e Kievit barazon rezultatin. Sidorçuk shënon një supergol me një goditje nga një pozicion qëndror jashtë zonës.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Mbokani i shmanget Jashanicës dhe tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

43’ Goditje dënimi e rrezikshme nga skuadra ukrainase në krahun e djathtë të sulmit. Topi harkohet në zonë ku Tsigankov devijon me kokë, ndërsa Mbokani nuk arrin të shtyjë në rrjetë sferën e cila përfundon jashtë ngjitur me shtyllën e Shehit.

41′ Muzaka ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Mbokanit.

39′ Aksion i bukur i Skënderbeut me pasime mes Xhejms, Soue dhe Muzakës. Ky i fundit sulmon nga qendra dhe godet kur arrin te hyrja e zonës duke e ndalur topin në rrjetë.

35’ Aksion i gjatë i Dinamos së Kievit që qarkullon topin nga një anë në tjetrën të zonës, para se Gonzalez të gjuajë në portë me një kthesë të shpejtë me të djathtën. Shehi pret i sigurt, duke i dhënë qetësi skuadrës.

32’ Mbokani arrin të mposhtë Shehin por menjëherë sinjalizohet për pozicion jashtë loje nga vijërojtësi që nuk e lejon t’i gëzohet një goli.

32’ Mbokani arrin të mposhtë Shehin por menjëherë sinjalizohet për pozicion jashtë loje nga vijërojtësi që nuk e lejon t’i gëzohet një goli.

31′ Rast i mirë për Dinamon në zonën e korçarëve, por në fillim Osmani dhe më pas Mici ndërhyjnë në këmbët e kundërshtarëve dhe largojnë topin duke rrezikuar të shkaktojnë edhe penallti. Nuk ka faull për arbitrin.

27′ Tsigankov ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar në zonë, aty ku Vida tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

23′ Gonzalez ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Vangjelit.

17′ Tisgankov tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

16′ Garmash futet rrezikshëm në zonë pas një pasimi të Mbokanit, por Vangjeli ndërhyn saktësisht duke shmangur një gol të sigurt.

15′ Lilaj tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

13′ Aksion fantastik i Skënderbeut me protagonist Soue. Sulmuesi nga Gambia driblon kundërshtarët që i dalin përpara dhe tenton portën, por topi shkon jashtë.

12′ Vida sulmon nga qendra dhe tenton portën me një goditje të lehtë, por Shehi e devijon në goditje këndi duke mos arritur ta kontrollojë topin.

9’ Tsigankov futet bukur në zonë dhe provon të godasë drejt portës, por Jashanica devijon në goditje këndi.

9’ Vangjeli kroson në zonë nga e djathta dhe topi përfundon në këmbët e Xhejms në krahun tjetër. Nigeriani tenton portën me një goditje, por topi shkon jashtë.

5’ Kalojnë në qetësi minutat e para të takimit teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

1′ Starton takimi me topin e parë që e luan skuadra shqiptare

19:00 | DINAMO KIEV – SKËNDERBEU

Dinamo Kiev: Koval, Vida, Kaçeridi, Kadar, Pivariç, Sidorçuk, Bujalski, Tsigankov, Garmash, Gonzalez, Mbokani
Trajner: Aleksandër Katskeviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Dita, Xhejms, Soue
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Bart Vertenten (Belgjikë)

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY