INTERVISTA/ Flet më në fund Fjorentina: Pse u ndava nga Olsi, dhe...

INTERVISTA/ Flet më në fund Fjorentina: Pse u ndava nga Olsi, dhe planet e së ardhmes

283
0
Shares

Fjorentina Halili dhe Olsi Klosi ishin një nga ciftet më të përfolur të Big Brother 9. Edhe pse nuk mbërritën në fitore ata krijuan shumë zhurmë me xhelozinë e Fjorit dhe impulsivitetin e Olsit. Tashmë që gjithçka ka mbaruar, Fori rrëfen për herë të parë, çfarë ndodhi mes tyre, dhe zbardh të vërtetat për veten dhe ish të dashurin që e njohu në audicionet e BB9.

Pas lojës në “Big Brother” ke qenë një nga lojtaret që nuk ke dhënë intervista duke i lënë enigmë disa pikëpyetje rreth marrdhënies tënde me Olsin. Çfarë mund të thuash si fillim për ndjesinë që të jep kjo famë?
S’më pëlqen ta kërkoj famën dhe të rend pas intervistave. Ndjesia e të qenët person publik është edhe e bukur, por ka dhe vështirësitë e saj. Unë jam Fjori para se të hyja në “BB”, e thjeshtë dhe sinqerisht s’më intereson të jem e famshme.

Gjatë lojës u identifikove si vajza e batutave dhe çapkëne e “BB”, duke qenë se bëre lojë vërtet të fortë. U mërzite që nuk ishit ju çifti fitues i 100 milionëve?
(Qesh). Po, po i kam në gjak shakatë. Karakteri im më çoi deri në fund të lojës, pasi jam shumë çapkëne në fakt. T’ju them s’u mërzita që s’fituam, do të gënjeja. Kjo pasi unë hyra në lojë për një arsye, dhe arsyeja ishin lekët. Më duheshin shumë, kështu që u mërzita pak.

Historia jote e dashurisë me Olsin ishte sa e veçante, aq edhe e zhurmshme e intensive. Me të vërtetë bëheshe aq xheloze për Olsin, apo ishte roli që kishe zgjedhur për të bërë përshtypje?
Unë karakterizohem si një vajzë xheloze, por jo aq ekstrem. Bëhesha shumë xheloze herë pas here, por edhe luaja pak me pjesën e xhelozisë.

Kush ishte Olsi për ty brenda shtëpisë dhe kush jashtë lojës?
Olsi ishte një person shumë i rëndësishëm, si brenda, edhe jashtë shtëpisë.

Por edhe pse dukeshit si çift i konsoliduar, erdhi ndarja e papritur. Për çfarë nuk ratë dakord në vazhdimin e lidhjes suaj?
Të them të drejtën, ndarja erdhi për arsye të kota. Ndoshta pak xhelozi e imja dhe impulsivitet i Olsit. Por dua të sqaroj se brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe marrëdhënia jonë. Ndoshta e qëndruara 24 orë bashkë e bën të fortë lidhjen, dhe të duket sikur ke një jetë me të. Jashtë është ndryshe shumë. Është më mirë kështu, secili në punën e tij.olsi fiori

Fiks në momentin e ndarjes u fol për një miqësi mes Olsit dhe tifozes së famshme kuqezi, Irid Oxa. Ishe në dijeni?
S’e njoh kush është kjo. Mesa di unë, Olsi nuk e njeh, po as unë, jo e jo. Kushdo që të jetë kjo vajzë, i uroj suksese në jetë.

E vuajte ndarjen dhe si vazhdon komunikimi juaj tani pas ndarjes, pasi është folur për rikthim?
“Vuajtje” është shumë të them, por u mërzita pak e s’mund të gënjej për këtë. Marrëdhënia aktuale është secili në punën e vet. Pozitive do ta quaja dhe do të vazhdojë të jetë kështu.

Por një status i yti në Instagram, ku thua një frazë për djemtë që lëndojnë një vajzë besnike dhe bëjnë të lumtura prostitutat, t’u faturua si mesazh nga ty për Olsin. E vërtetë?
Ajo është thënie e vjetër shumë, dhe shumë e bukur në fakt. Absolutisht s’ka të bëjë me askënd, dhe po them të vërtetën. Por kujt i djeg, le ta mbajë ! (qesh).

E mendoje Olsin si burrin e jetës, pra të dukej i duhuri në krahun tënd?
Kur lidhem me dikë s’mendoj direkt që ky do të jetë burri i jetës, apo i duhuri. Por marrëdhënia që krijuam më bëri të dashurohesha, dhe pse jo ta çoja ndonjëherë në mendje, që edhe mund të ishte ai “i duhuri”.

Nëse do të ulesh për një kafe me Olsin, deri ku mund të shkojnë bisedat tuaja miqësore? Mund t’ia rrëfeni sekretet njëritjetrit?
Kemi pirë kafe, jemi zënë pak se jemi të dy kokëfortë, por që në një marrëdhënie miqësore me të sigurisht që do t’i tregoja një sekret, dhe do t’i mirëprisja nga Olsi gjithashtu. Për momentin nuk jemi në fazën e të treguarit të sekreteve (qesh).

Pas ndarjes je komentuar për afrimitetin me Elsamedin. Çfarë ju lidh bashkë tani, duke pasur parasysh që brenda lojës konfliktoheshit shpesh?
(Qesh) Kjo është e bukur. Unë me Elsamedin, edhe pse patëm shumë debate në shtëpi, jashtë saj jemi takuar dhe i kemi zgjidhur keqkuptimet. Është një person që e respektoj, por vetëm kaq. Ne jemi miq, dhe deri këtu shkon marrëdhënia jonë. Nuk janë aspak të vërteta fjalët që thuhen lart e poshtë.olsi 4

Tani që je “single”, ke marrë ndonjë propozim dhe si do ta preferoje partnerin e ardhshëm?
Propozime ka gjithmonë, edhe kur je e lidhur (bëj shaka). S’kam lënë hapësira për të marrë propozime të tilla. Për momentin nuk kam mendje për lidhje, pasi kam plane të tjera dhe shpresoj që të më shkojë çdo gjë mirë. Mashkulli im ideal është sa i mirë, dhe pak i keq (qesh). Një person që mbi të gjitha më respekton dhe vlerëson, pastaj se si vijon lidhja në vazhdim, s’mund të flas. Kryesorja për mua janë vlerësimi, respekti dhe dashuria sigurisht.

Cilat janë këto planet e tjera?
Puna dhe vetja ime për momentin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY