Mesazhi i fort i Hahn: Integrimi i Shqipërisë në BE, dialog mes...

Mesazhi i fort i Hahn: Integrimi i Shqipërisë në BE, dialog mes palëve dhe qeveri e përgjegjshme

64
0
Shares

Eurokomisioneri Johannes Hahn, ka përcjellë sot një mesazh për shqiptarët. Mesazhi tij vjen në kuadër të aktivitetit të organizuar sot në Tiranë për mbylljen e shkollës verore europiane të Këshillit të Integrimit në BE.
Hahn theksoi se për të mundësuar integrimin europian të vendit duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.
Sakaq, ai përcolli mesazhin se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjshme.

Mesazhi i plotë i Johannes Hahn
Te dashur miq,
Këtu nga Brukseli do doja t’ju përshëndesja dhe t’ju uroja per një javë të suksesshme shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është një zgjedhje fondamentale politike dhe sociale. Është një çështje identiteti, si dëshironi modelin në jetën dhe shoqëria tuaj, Zgjedhja për tu bërë anëtar i Bashkimit Europian është ajo që ju shqiptarët e keni pasur për dekada.
Sidoqoftë, kthimi i aspiratave politike në ndryshime konkrete dhe në cilësi të përmirësuar jetese, paqe, dinjitet, dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese. Kjo arrihet përmes punës së palodhur, reforma të vazhdueshme si dhe dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.
Kjo është detyra juaj. Përgatitja për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Duhet të gjeni zgjidhje, duhet të sigurinë përgjegjshmërinë e qeverisjes, jo vetëm për të sjellë Shqipërinë më afër ndaj standardeve europiane por ta bëni BE një realitet për çdo qytetar në vendin tuaj.
Vendosmëria dhe ekspertiza juaj do të jetë shumë e nevojshme pas një viti intensive reformash dhe zgjedhjesh. Ju do keni një qeveri të re dhe parlament të ri dhe në ditët në vijim. Presim me padurim për këtë dhe mundësitë para nesh.
Faleminderit që aplikuat dhe morët pjesë në shkollën verore europiane dhe urime Këshillit për punën e tyre të çmuar dhe angazhimin e tyre. Ju keni një shans unik për të qenë pjesë e ndryshimit transformues në vendin tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY