RENDI DITËS/ Akademia e Shkencave thërret mbledhjen e jashtëzakonshme

RENDI DITËS/ Akademia e Shkencave thërret mbledhjen e jashtëzakonshme

82
0
Shares

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme më 11 shtator, pas dorëheqjes së parevokueshme që ka dhënë sot nënkryetari i sapozgjedhur i Akademisë, Myzafer Korkuti dhe debateve që kanë nisur mbi institucionin.

 

Njoftimi i Akademisë së Shkencave

Lënda: Mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave

Kryesia e ASH-së me propozim të sekretarit shkencor thërret mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të zgjeruar të asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite:

1. Ngritjen e komisionit të akademikëve për të gjitha çështjet e reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negocimi nga asambleja e akademikëve.

Mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë datë 11 shtator 2017, ora 11. 00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.
Merrni masa për pjesëmarrjen!

Kryesia e Akademisë së Shkencave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY