VIDEO/ Vlorë, një i afërt i qeverisë fshehu drogën në vilën qeveritare

VIDEO/ Vlorë, një i afërt i qeverisë fshehu drogën në vilën qeveritare

126
0
Shares

Droga e gjetur sot në vilën qeveritar në Vlorë, është e një të afërmi të qeverisë.
Denoncimin e bën ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kujton se pas mbushjes me drogë të tuneleve të ushtrisë, magazinave të rezervave shtetërore, tani radha duket se u ka ardhur edhe vilave e rezidencave qeveritare, natyrisht me qira të majme për bosët e tyre me pushtet të zona e Ujit të Ftohtë.

 

Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Drogë në vilat qeveritare të Uji i Ftohtë, Vlorë!

Te dashur miq, Policia njoftoi se ka sekuestruar ne nje vile ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore, 250 kg droge. Dihet boterisht se zona e vilave te Ujit te Ftohte eshte zone rezidenciale e vilave te qeverise ndaj dhe mesa duket, nje i afert i qeverise ka zgjedhur zonen rezidenciale te vilave te qeverise, duke ditur dhe tolerancen dhe vleresimin e madh te Norieges per drogen, per te fshehur ne nje vile te asaj zone sasi kolosale droge.
Pas mbushjes me droge te tuneleve te ushtrise, magazinave te rezervave shteterore, tani radha duket se u ka ardhur edhe vilave e rezidencave qeveritare, natyrisht me qera te majme per boset e tyre me pushtet te zona e Ujit te Ftohte.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës

VlorëVijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminalFinalizohet operacioni policor antidrogë i koduar '' Fillim Vjeshte''Sekuestrohen 211 kg e 700 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa.Arrestohet në flagrancë një nga autorët si edhe shpallen në kërkim dy të tjerë.Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e banesës në të cilën u gjet lënda narkotike si edhe të tjera pasuri të cilat mund të jenë përfituara nga ky aktivitet kriminal.Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Hetimit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë , në bazë të informacioneve të siguruara për shtetasit D.P, F.P., A.M., se në një banesë kanë strehuar lëndë narkotike, kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar "Fillim Vjeshte".Operacioni është zhvilluar në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi:D.P, 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve'' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 5 سبتمبر، 2017

Operacioni është zhvilluar në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.
Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi: Dilaver Pecaj, 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë. Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F. P., 47 vjeç dhe A. M., 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policor.
Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY