RUSIA 2018/ Shqipëria reziston pjesën e parë, ruan barazimin 0 – 0...

RUSIA 2018/ Shqipëria reziston pjesën e parë, ruan barazimin 0 – 0 në Maqedoni

94
0
Shares

Shqipëria ka rezistuar pjesën e parë, në ndeshjen e futbollit kundër Maqedonisë, e vlefshme për Grupin G, eliminator, ëpr në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusia 2018”.
Ekipi ynë ka arritur të ruajë barazimin 0 – 0 në pjesën e parë.

Trajneri Kirstian Panuçi kishte premtuar ndryshime ndaj Maqedonisë dhe ashtu ka ndodhur, tekniku ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e parë Hykën, Roshin, Sadikun dhe Llullakun.

himni

Ndërkohë, bie në dy fakti se në mesfushë kthehet Andi Lila, i cili do të jetë titullar bashkë me Kukelin. Kjo do të thotë se Panuçi ka lënë jashtë treshen titullarë të ndeshjes me Lihtenshtejnin: Abrashi-Basha-Memushaj.

MINUTË PAS MINUTE

45′ Mbyllet pa asnjë minutë shtesë pjesa e parë. 

43’ Kombinime Roshi-Hysaj-Hyka në të djathtë, por askush nuk arrin të harkojë në zonën e Maqedonisë.

42′ E verdhë edhe për Kukelin, edhe ai do të mungojë ndaj Spanjës.

38’ Ajeti tregohet i vëmendshëm përsëri duke larguar një top interesant nga mesfusha e Maqedonisë për Pandev.

37′ Mavraj ndëshkohet me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Spanjës pasi shkeli Nestorovskin.

32’ Hyka dhe Llullaku janë të vetmit që mundohen të krijojnë diçka për skuadrën e Panuçit, por mbrojtja kundërshtarë lexon mirë lëvizjet e tyre për të bllokuar çdo tentativë qenë hapat e parë. Pa ide dhe pa gjuajtje në portë Shqipëria, kur ka kaluar më shumë se një gjysmë ore lojë.

29’ Tjetër goditje nga këndi për Maqedoninë, gjuajtja me kokë e Nestorovskit është shumë e dobët dhe sfera kontrollohet nga Berisha.

25’ Niset në kundërsulm Hysaj por gabon gjithçka duke mos devijuar në momentin e fundit për Sadikun i cili shkonte i vetëm drejt portës dhe mbrojtja i largon topin në anësore.

24’ Goditje dënimi e Bardhit, grushton Berisha që lë topin në një zonë të rrezikshëm, Nestorovski nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë.

23’ Goditje e fortë e Pandev nga jashtë zonës, Berisha grushton me vështirësi dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun, përsëri drithërima për portën shqiptare.

21’ Një pasim mjaft interesant në qendër për Llullakun nuk shfrytëzohet nga numri 11 i kuqezinjve i cili vonohet dhe mbyllet nga mbrojtja kundërshtare pa arritur të gjuajë në portë.

17′ Loja zhvillohet kryesisht në gjysmëfushën shqiptare, pasi kuqezinjtë dorëzojnë shpejt sferën, ndonëse mundohen të luajnë nga krahët.

Capture

15’ Nestorovski i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe në rrëshqitje e sipër, gjuan, pa gjetur kuadratin e Berishës. Vazhdon të thumbojë ekipi vendas.

13’ Deri tani, Maqedonia duket në kontroll të plotë të mesfushës dhe e ka të lehtë të kalojë dyshen Lila-Kukeli.

11’ Alioski shpërthen në krahun e majtë të sulmit të vendasve, harkon në qendër por aty Pandev është i pavëmendshëm dhe fatmirësisht nuk devijon drejt portës. Ajeti dhe Mavraj largojnë me vështirësi topin.

7’ Shumë agresive Maqedonia në minutat e para, duke sulmuar mbajtësit e topit në radhët e përfaqësueses shqiptare.

4’ Rrezik në portën e Berishës. Ristovski arrin të pasojë në qendër nga e djathta, fatmirësisht Nestorovski nuk mbërrin dhe Ajeti largon sferën në këndore.

2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.

1’ Nis topin nga qendra Shqipëria

himni

Fillon me skandal ndeshja, vërshëllima dhe fyerje nga tifozët maqedonas gjatë Himnit të Flamurit

Maqedoni-Shqipëri: 0-0

Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.

Trajner: Igor Angelovski

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Llullaku, Sadiku.

Trajner: Kristian Panuçi

KV: Mavraj, Kukeli

Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY