Belgjikë, piloti bie nga helikopteri ushtarak, trupi zhduket në mënyrë misterioze

Belgjikë, piloti bie nga helikopteri ushtarak, trupi zhduket në mënyrë misterioze

216
0
Shares

Një pilot ushtarak nga Belgjika ka rënë nga helikopteri gjatë një shfaqje ajrore pasditen e së dielës (3 shtator).
Tre ushtarë po hidheshin nga helikopteri ushtarak Agusta A-109, por piloti dhe bashkëpiloti nuk kishin parashutë, raportojnë mediat belge.
Ndërsa bashkëpiloti po ndihmonte tre ushtarët të hidheshin, kur u kthye pa vendin e pilotit të zbrazët dhe derën e tij të hapur. Helikopteri filloi të binte por ai e mori menjëherë nën kontroll dhe u ul në mënyrë të sigurt.
Piloti, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, ra nga një lartësi disa qindra metra dhe rënia e tij mbetet ende një mister. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit por trupi i tij nuk është gjetur ende.
Një ekip ushtarësh po kërkojnë në në Amay pranë Liège, Belgjikë për gjetjen e trupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY