Myftaraj ia kalon Erdoganit skandalin e mbulimit të Skenderbeut në shesh

Myftaraj ia kalon Erdoganit skandalin e mbulimit të Skenderbeut në shesh

1115
1
Shares

Një komentues I mediave në Tiranë, Kastriot Myftaraj, I njohur për deklarata provokative dhe shpesh të shoqëruara me debate thotë se mbulimi I bustit të Skënderbeut në shesh u bë  me mbështetjen e Erdogan. Sipas tij Myftiu I Tiranës, Ylli Gurra dhe vëllai I tij përkthyes I turqishtes janë të përfshirë në këtë skandal.

Kastriot Myftaraj: Komenti i plote

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i cili del e na thotë gënjeshtra se nuk u mbulua Skënderbeu është familjarisht agjent i shërbimit të fshehtë turk Milli Istihbarat Teskilati (MIT) dhe paguhet prej tij. Vëllai i Yllit, Mehdi Gurra, i cili i ka kryer studimet universitare në Turqi, është përkthyesi më i besuar i Ambasadës Turke në Shqipëri dhe përkthyesi që marrin të gjithë zyrtarët e lartë turq që vijnë për bisedime në Shqipëri. Ylli, që në Turqi njihet si Ali Gurra, si dhe vëllai i tij, Mehdiu janë miq personalë të Erdoganit. Mbulimi i monumentit të Skënderbeut u krye me nxitjen e ambasadorit turk në Tiranë, me urdhër të Erdoganit, i cili dha garanci personale se për këtë veprim antikushtetues xhihadist nuk do të kishte pasoja për ata që e kryen. Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj dhe Ylli Gurra janë armiq personalë pasi Ylli kërkon të bëhet kryetar i Komunitetit Mysliman me mbështetjen e Erdoganit.

Por Skënder Bruçaj hesht për mbulimin e Skënderbeut se atij i pëlqen ky veprim si arab shqipfolës që është.

Te xhamia e re që po ndërtohet në Tiranë, ku gurthemelin e vuri personalisht Erdogan gjatë vizitës në Shqipëri në 2015, një akt antikushtetues ky se në Shqipëri si një vend laik feja është e ndarë nga politika, ka disa kate nëntokësore, ku janë ndërtuar edhe zyrat sekrete të MIT, të veshura me material të posaçme që të mos mund të përgjohen bisedat që do të bëhen atje.

Dora që mbuloi monumentin e Skënderbeut është dora e zgjatur e Erdoganit.

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut është baras me shpalljen e Xhihadit në Shqipëri.

Drejtoria e Hetimit dhe Parandalimit të Akteve Terroriste pranë Policisë së Shtetit, e cila që nga emërtimi ka detyrim të merret me parandalimin e këtyre akteve duhet të kishte vepruar me rastin e mbulimit të Skënderbeut, pasi ky veprim është baras me shpalljen e Xhihadit që është terrorizëm islamik.

Por oficerët e kësaj drejtorie janë trainuar në Turqi që nga shefi i saj Gledis Nano e deri te më i fundit prej vartësve të tij.

Ku është sot ai oficeri i Policisë Gjyqësore i atashuar pranë kësaj drejtorie, trafikanti i drogës dhe ndërtuesi i pallatit pa leje në Vaqarr, Armir Shaholli, me diplomë të rreme turke, i cili më tha mua se do të merremi gjatë me ty para disa muajve, për shkak të denoncimeve të mia publike për Islamin Xhihadist?

Armir Shaholli, i shkarkuar nga strukturat antidrogë të Policisë së Shtetit për shkak se u kompromentua keq në sytë e ndërkombëtarëve tani është bashkëpunëtor me Ylli Gurrën në një skemë për trafikun e drogës në Turqi.

Kjo është një skemë zyrtare shtetërore e ideuar dhe e garantuar nga Erdogan dhe Edi Rama. Nga Shqipëria shkon në Turqi cannabis sativa që shkëmbëhet me heroinë turke dhe me kokainë të ardhur në Turqi nga Afrika. Droga transportohet me aeroplanët e linjës zyrtare Turkish Airlines, nën kujdesin e MIT dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar, posaçërisht Drejtorisë së Hetimit dhe Parandalimit të Akteve Terroriste.

Prandaj e emëruan Armir Shahollin në këtë Drejtori.

Kur i fola Armir Shahollit për ligjet e shtetit, ai më tha: “Zanatin do të na mësosh ti!”

“Jo i thashë, atë zanatin e vërtetë që ke ti nuk ta mësoj dot unë, e di vetë ti!”

U çua e iku Armiri me diplomë turke dhe erdhi një që u prezantua si tropojan e i tha: “Rri shef se merrem unë me këtë!”

E ky “tropojani” që e thoshte fjalën “oficer”, “oficir” si në serbisht, nuk dinte të shkruante shqip as sa nxënësi i klasës së katërt fillore e provë për këtë është dokumenti i marrjes sime në pyetje.

Këtij tropojanit, me dëshmi trainimi turke, që më tha se do më çojë në burg por që iku si qen i rrahur, i çoj selam e i kërkoj të paraqitet personalisht te unë (numrin e telefonit ma di) e të më rrëfehet se kush e urdhëroi të kryejë provokim antikushtetues ndaj meje! E me sa më kanë thënë atë natë iu mburr qikave të shtëpisë se sapo kishte çuar në burg Kastriot Myftarajn. Meqënëse nuk foli si njeriu i ligjit, por si maskë e zezë që fsheh tjetër fytyrë, duke pohuar se e kishte luftë personale me mua e donte të më çonte në burg, po ia kthej edhe unë personale./Kastriot Myftaraj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Ska dore qe e mbulin ate monument por kaloni ne gjera te rendesishme per tu diskutuar, ka plot. Perçarja e popullit tone eshte arma me e fuqishme e atyre qe nuk na dojne. Boll ma pervishuni punes dhe na ktheni dinjitetin, behuni te civilizuar, 27 vjet, apo edhe ketu fajin e ka Saliu.
    Turp turp turp per cilindo qe ben kshisoj mergullash.

LEAVE A REPLY