PLATFORMA/ PD shpall aksionin opozitar, 15 pika kundër qeverisë “Rama 2”

PLATFORMA/ PD shpall aksionin opozitar, 15 pika kundër qeverisë “Rama 2”

79
0
Shares

Qeveria “Rama 2” pritet të dekretohet së shpejti nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës kanë nisur lëvizjet për hartimin e një platforme, e cila do të diktojë aksionin e saj politik në fillim të legjislaturës së re.
Reforma zgjedhore, me tërësinë e elementëve të saj, do të jetë kauza kryesore e Partisë Demokratike gjatë kësaj legjislature parlamentare. Përpos, numërimit dhe votimit elektronik, opozita pritet të luftojë për të sanksionuar në ligj edhe votimin e detyrueshëm.
Një tjetër pikë e strategjisë parashikon denoncimin e deformimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit. Aksioni politik i PD do të nisë me një debat dhe polemikë të gjerë për legjitimitetin e zgjedhjeve, bazuar në raportin e ministrave teknikë.
Partia kryesore në opozitë do të kërkojë dekriminalizimin e politikës dhe administratës, përmes zbatimit dhe ndoshta edhe amendimit të ligjit të dekriminalizimit. Karta antikomuniste do të jetë gjithashtu pjesë e aksionit politik.
Rikthimi i çështjeve të nxehta, të cilat opozita i konsideron si afera korruptive, do të jenë pjesë e agjendës politike të Partisë Demokratike. Konkretisht, PD pritet t’i rikthehet çështjes CEZ, serverit të tatimeve etj. Denoncimi i atyre që Partia Demokratike i konsideron gjysmë-reforma do të jenë gjithashtu në fokus të PD.
Kultivimi dhe trafikimi i bimëve narkotike do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e aksionit të opozitës, e cila pretendon se paratë e drogës janë përdorur për të deformuar zgjedhjet.

Pikat e aksionit politik të PD
Dekomunistizimi i qeverisë, parlamentit dhe administratës.
Dekriminalizimi i politikës dhe administratës.
Lëvizjet në administratë për shkak të ristrukturimit të strukturave qeverisëse
Denoncimi i blerjes se votës.
Ngulmimi për një reforme të thellë zgjedhore.
Numërim dhe votim elektronik.
Votim i detyrueshëm në zgjedhje.
Ndryshimi i numrit të deputetëve.
Në fokus korrupsioni kapilar në çdo ind të qeverisjes e administratës.
Rikthimi i çështjeve të nxehta të abuzimeve.
Dështimi gjysmë-reformave të qeverisë ‘Rama 1’.
Ndarje e re territoriale, ndryshimi i numrit të bashkive para zgjedhjeve lokale.
Në fokus kultivimi dhe trafikimi i bimëve narkotike.
Çështja e azilkërkuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY