Himarë, gjendet i mbytur në det roja i lokaleve

Himarë, gjendet i mbytur në det roja i lokaleve

82
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person është gjetur i pajetë sot. I identifikuar si Islam Bega, 60 vjeç, mësohet se u gjet i mbytur mëngjesin e sotëm në Himarë. Ai punonte roje i lokaleve në Bunec dhe nuk dihet si është mbytur, në ç’rrethana.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës
Më datë 31. 08. 2017 rreth orës 09:50, Salla Operative e Sarandës është njoftuar se në vendin e quajtur ”Bunec”, Himarë është gjendur një shtetas i mbytur.
Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin I. B., 60 vjeç, banues në Berat.
Shtetasi I. B., i cili punonte si roje tek lokalet në Bunec është konstatuar nga policia i pajetë brenda në det.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY