EMRI/ Zbërthehet Saimir Çullhaj, identifikohet personi që paketoi kallashnikovët për në Londër

EMRI/ Zbërthehet Saimir Çullhaj, identifikohet personi që paketoi kallashnikovët për në Londër

121
0
Shares
Saimir Cullhaj

Policia ka identifikuar autorin e dytë të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të armëve të cilat u gjetën dhe sekuestruan në Rinas. Ai quhet Neritan Faria, 42 vjeç dhe është banues në Shijak, fqinj me të arrestuarin Saimir Çullhaj.
Policia e ka shpallur në kërkim 42-vjeçarin, i cili dyshohet si kreu i këtij trafiku armësh nëpërmjet pakove të postave nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe.
Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, Saimir Çullhajt, 32-vjeçarit nga Shijaku, i cili tentoi të dërgonte me postë në Londër, tre pako me kallashnikovë.
Cullhaj tha para gjyqit se nuk e dinte se çfarë kishin brenda, pakot dhe se vetëm po ia postonte ato, një miku.
“Nëpërmjet një mikut tim me emrin Tani, që më tha se do të çonte pako në Britani, shkova tek DHL-ja për t’i dorëzuar, por nuk e dija çfarë kishin brenda ato. Unë shkova me makinën e tij tek DHL-ja. Vetëm kur më arrestoi Policia, e mësova se çfarë kishin brenda pakot”, tha Çullhaj në gjyq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY