EMRI/ Ja kush është shqiptari që vdiq në krahët e gruas në...

EMRI/ Ja kush është shqiptari që vdiq në krahët e gruas në plazh

73
0
Shares

Dita e pushimit në plazhin e Bibione kthehet në tragjedi për familjen shqiptare. Një 60-vjeçar banor i vjetër i Sacile vdes në krahët e gruas së tij.
Përpjekjet për ta shpëtuar Lirim Bicakun nuk patën vlerë, shkruajnë mediat italiane të cilat kanë publikuar edhe identitetin e shqiptarit.
Gjithçka ka ndodhur në sy të gruas së tij, ndërkohë që ai ra pa ndjenja, kur uji i kishte arritur në pjesën e këmbëve dhe jo në thellësi të madhe.
Mediat italiane raportojnë se bashkëshortët kishin shkuar të kalonin një ditë të qetë nën rrezet e diellit e pranë detit, por dita që kishin planifikuar si pushim iu kthye në tragjedi.
Gruaja kërkoi ndihmë sapo pa burrin të binte pa ndjenja. Në vend ndërhynë mjekët dhe urgjenca dhe mësohet se burrit iu dha në vend ndihma e parë, madje edhe me defibrilator. Por duket se gjithçka ishte e kotë, pasi, mjeku u dorëzua, kur burri nuk po jepte me asnjë shenjë jete.
Nga hetimet e para thuhet se viktima vuante nga problemet e zemrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY