AFATET/ Nesër nisin regjistrimet në universitete

AFATET/ Nesër nisin regjistrimet në universitete

54
0
Shares

Nesër nisin regjistrimit për fituesit e fazës së parë në Universitete.
Ata që përmes ID të tyre vërtetojnë që janë fitues në një ose në disa programe studimi duhet të regjistrohen në degën më të preferuar nga data 29 gusht deri në 11 shtator.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha se 18.500 mauturanë kanë zgjedhur këtë institucion të arsimit të lartë.
“Për të gjithë maturantët duhet të jenë të vëmendshëm, të shikojnë me kujdes vlerësimin në programin ku kanë aplikuar dhe nëse kanë paqartësi atyre u lind e drejta që me datën 29 gusht dhe 30 gusht të bëjnë kërkesë për ankimim”, tha Koni gjatë një konference për mediat.
Ndërsa zv/ministri i Arsimit, Gerti Janaqi, u kërkoi fituesve në këtë raund të parë të kryejnë regjistrimet në kohë.
Ata që nuk e shohin emrin në listën e përzgjedhurve dhe nuk e gjejnë emrin as në listën e jofituesve duhet të ankimojnë deri në datën 30 gusht pranë fakultetit përkatës.
“Regjistrimi ashtu siç parashikohet fillon nesër me datë 29 dhe përfundon me datën 11 shtator, i cili është parashikuar në 7 faza 48 orëshe. Listat që dalin sot ose që janë bërë publike tashmë, viza është vendosur në varësi të kuotave kush janë aplikantët që janë shpallur fitues në fazën e parë, në 48 orëshin e parë 29 dhe 30 gusht. Këto studentë kanë të drejtë të regjistrohen me datë 29-30 gusht”, tha Koni.
Maturantët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shohin me vëmendjet 7 fazat e lëvizjes së vijës së kuqe, që është edhe pragu i hyrjes në Universitete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY