FOTO GALERI/ Sulmi në plazh, turistja polake përdhunohet në grup, partnerin e...

FOTO GALERI/ Sulmi në plazh, turistja polake përdhunohet në grup, partnerin e rrahin dhe grabisin

152
0
Shares

Një turiste polake u përdhunua në mënyrë të përsëritur në sy të dashurit të saj nga një grup të rinjsh në plazhin popullor të Riminit në Italisë, raportojnë mediat italiane.
E reja 26-vjeçare u përdhunua nga katër burra natën mes të premtes dhe të shtunës. Ngjarja ndodhi në fillim të një bregu të izoluar të plazhit të Adriatikut, në bregun lindor të Italisë, ku çifti po kalonte pushimet.
“Fillimisht ata kërkuan të qepnin një kopsë, ne u kthyem në rërë, të dashurin tim e rrahën ndërsa mua më sollën në bregdet për të më…”, tregon polakja e cila kishte shkuar në plazh me partnerin e saj për shkrepur disa foto.
Partneri i saj polak, gjithashtu 26 vjeç, u plagos pasi u qëllua në kokë me shishe dhe u grabit.
“Po përpiqesha të kuptoja se çfarë kërkonin djemtë, kur e kuptova ishte tepër vonë, më goditën me një shishe”.
Polakët u shtruan në spital me lëndime pasi kalimtarët e panë çiftin të gjakosur dhe të lodhur në plazh.
Nga përshkrimet e para që çifti polak ka bërë për agresorët, policia dyshon që ata të jenë nordafrikanë ose peruanë.
Policia italiane ende po kërkon për të dyshuarit pas incidentit, të cilin ata e kanë quajtur “sulm brutal”.
Vitin e kaluar, një vajzë britanike 17-vjeçare u përdhunua në të njëjtin shteg të plazhit, pasi ishte ftuar nga një 19 vjeçar për të parë yjet natën në plazh.
Ajo tha se 19-vjeçari më pas e sulmoi dhe e dhunoi. I riu u arrestua dhe mediat lokale njoftuan se i dyshuari ishte nga Zvicra, por origjinë boshnjake.
Ndërkohë në gusht të vitit 2015, dy femra pretenduan se ishin përdhunuar në një plazh në Rimini.
Një grua e tretë tha se një njeri u përpoq ta përdhunonte, por ajo mundi të largohej në kohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY