EMRAT & FOTO GALERI/ E dashura modele vret aktorin dhe prezantuesin e...

EMRAT & FOTO GALERI/ E dashura modele vret aktorin dhe prezantuesin e njohur, më pas edhe veten

253
1
Shares

Një krim i rëndë, në dukje pasioni, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e sotme. Të shtëna me armë dhe më pas dy viktima janë gjetur në hotelin me 5 yje në zemër të Stambollit, Conrad.
Forcat e policisë që arritën menjëherë në vendngjarje pas thirrje së stafit gjetën trupat e pajetë të dy personave.
Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se Vatan Sasmaz, aktor i dhjetëra roleve dhe aktualisht prezantues në radiotelevizionin shtetëror “TRT” është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine.
Afër tij po ashtu është gjetur e vdekur, e qëlluar me një plumb në kokë ish-modelja e njohur turke Filiz Aker, e cila dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.
Aktori dhe prezantuesi 43-vjeçar ishte i martuar me Nurşen Kocayaş nga viti 2011 në vitin 2014, ndërsa që prej vitit 2015 është i martuar me Yasemin Adalı.
Ndërkohë, ish-modelja Filiz Aker raportohet se ka qenë e dashura e aktorit dhe prezantuesit të njohur. Media ka publikuar edhe disa foto të dy viktimave sëbashku, foto të cilat janë marrë nga profili në Instagram i ish-modeles.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY