THE TIMES/ BE, masa ndaj vendeve burim i emigracionit

THE TIMES/ BE, masa ndaj vendeve burim i emigracionit

61
0
Shares

Komisioneri i BE-së për imigracionin thotë se Brukseli mund të ndalë ndihmat për zhvillimin dhe të imponojë kufizime tregtare dhe të vizave për vendet që janë burim emigracioni në Afrikë dhe Azi, për t’i detyruar ato të marrin mbrapsht azilkërkuesit që nuk kanë marrë strehim në vendet europiane.
Në një intervistë për revistën britanike “The Times” Dimitris Avramopoulos thotë se shefat e BE-së janë duke shqyrtuar që t’u japin fund projekteve madhore të zhvillimit në këto vende.
Ai tha se qeveritë që nuk bashkëpunojnë për çështjen e riatdhesimit mund të përballen me kufizime vizash, një embargo që sipas tij do të prekë mijëra të huaj të të gjitha profesioneve.
Kohët e fundit Gjermania kërcënoi se nuk do t’u jepte viza elitave të vendeve që janë burim imigracioni, të cilët nuk i pranojnë personat që nuk kanë mundur të marrin strehim në vendet evropiane. VoA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY