Ironizon deputetja e PD: Ministrat e “dalluar” nuk do i zërë gjumi...

Ironizon deputetja e PD: Ministrat e “dalluar” nuk do i zërë gjumi sonte

62
0
Shares

Deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj ka ironizuar ditën e sotme qeverinë “Rama 2”, një ditë para publikimit të saj. Përveç kritikave që ajo i bën mandatit të parë të Ramës, Hajdarmataj ka thënë se ministrat e “dalluar” sonte nuk do t’i zërë gjumi duke menduar a do të jenë edhe nesër në qeveri.

Statusi i plotë i deputetes Mimoza Hajdarmataj
Nëpër ambasada paskemi pasur njerëz të leshtë, që për 4 vjet të qeverisë Rama 1 kanë bërë vetëm vrima në ujë!!!!
Nëpër spitale dhe ambulanca paskemi pasur njerëz të pisët, që veç kanë abuzuar dhe në 4 vitet e drejtimit të tyre ia kanë “nxirë” faqen kryeministrit. Sa të korruptuar paskan qenë dhe ai nuk e ka ditur!!!!
Lere pastaj drejtuesit e tjerë të administratës shtetërore( të pjesës së tepsisë që i takonte LSI), pupupu çfarë matrapazësh e pazarxhinjsh që paskan qenë e ai, i madhi fare, nuk e ka nuhatur fare për 4 vjet!!!!
Droga paska qenë faj i çunave!!!
Drejtorët e hipotekave na qëlluan të korruptuar sa më s’ka!!!
Ndërkohë, ministrat ” e dalluar” nuk do ti zërë gjumi sonte, deri sa të marrin vesh, se cili prej tyre do ta ndihmojë me atë dreq timoni Ramën 2!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY