Dibër, djali gjen të vetëvrarë babanë në vetëvritet me armë zjarri

Dibër, djali gjen të vetëvrarë babanë në vetëvritet me armë zjarri

102
0
Shares

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Dibër mbrëmjen e sotme, nga plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 21.00, “jemi njoftuar se në fshatin Kraj-Reç, Dibër, në banesën e shtetasit R. H., është dëgjuar një e shtënë arme gjahu”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar të pajetë në banesë R. H., rreth 56 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
R. H., është gjetur i pajetë nga djali i tij në njërën nga dhomat e banesës së tij me derë të mbyllur.
Arma e gjahut rezulton të jetë marrë me leje nga viktima.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY