DETAJE/ Rinas, pakoja postare me pjesë luftarake, ja linja tranzit dhe destinacioni...

DETAJE/ Rinas, pakoja postare me pjesë luftarake, ja linja tranzit dhe destinacioni mbërritjes

583
0
Shares
Foto Ilustruese

Dalin në dritë detaje të reja pas zbulimit të 3 pakove postare me pjesë luftarake në Rinas pasditen e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pakot e skanuara janë konstatuar pjesë kallashnikovi të cilat ishin nisur nga Tirana.
Gjithashtu mësohet se linja tranzit që do ndiqej për transportin e pakove ishte Tiranë – Greqi – Londër, por destinacioni përfundimtar nuk dihet ende. Nuk dihen ende autorët.
Ngjarja po hetohet nga policia, Prokuroria, shërbimet antiterror, SHISH dhe strukturat homologe.

Njoftimi i plotë i policisë
Ne kuadër te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligj-zbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.
Kështu në datë 24. 08. 2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K. P.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY