Olsi lë pas historinë me Fjorentinën, femra e famshme në sfond

Olsi lë pas historinë me Fjorentinën, femra e famshme në sfond

155
0
Shares

Prej disa javësh Olsi i Big Brother dhe Fjorentina i kanë dhënë fund romancës së tyre. E ndërsa Fjorentina vazhdon të qëndrojë në heshtje sa i takon ndonjë ngacmimi të ri, Olsi është komentuar disa herë për këtë pjesë. Nuk ka shumë kohë që në profilin e tij të Instagramit, në disa foto të postuara, ka komentuar Irid Oxa, e njohur ndryshe si tifozja seksi dhe kushërira e Rike Rocit, e po ashtu ka bërë edhe Olsi tek fotot e saj. Por duket se një tjetër detaj i ka bërë sërish bashkë ata të dy.  Në Instagramet përkatëse, ata kanë postuar të njëjtën foto, e cila përcjell një mesazh të fortë.

“Ne do të fshihemi nga kjo botë, vetëm ti dhe unë. Në dreq të shkojë fama për sa kohë ti je mashkulli im dhe unë dama jote. Grabite këtë botë të verbër dhe unë do të ndjek deri në fund. Më udhëhiq drejt vdekjes dhe unë akoma do të jem mikja jote e ngushtë”.

“Ndërkohë Olsi e ka shoqëruar foton me mbishkrimin: Djali romantik, natën e mire”.

“Ndërsa Irida e ka shoqëruar me disa hashtage:  Natën. Dashuri. Ndjenjë e bukur/mirë. Gangsta. Djalë i keq. Vajzë e keqe. Papi. Amorcito”.

A thua të këtë lindur një romancë mes dyshes simpatike?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY