Lushnjë, aksident i trefishtë, plagosen tre persona

Lushnjë, aksident i trefishtë, plagosen tre persona

182
0
Shares
Foto Ilustruese

Tre mjete janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në rrugën nacionale Fier – Lushnjë në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i shoferit”. Një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka qenë shkak i përplasjeve në seri ku janë plagosur lehtë tre persona të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës janë larguar për në banesat e tyre.
Momenti i parakalimit i ka kushtuar dëme materiale mjetit me targa AA 143 OC, i cili pasi është përplasur me barrierën anësore të autostradës ka përfshirë në aksident dhe mjetet tip “Peugeot” me targa AA 709 NM dhe tip golf me targa AA 964 AZ.
Pasi ka përplasur mjetet e tjetër “Opel”-i ka përfunduar në kanalin kullues përbri autostradës.
Policia e qarkullimit rrugor Lushnjë ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërkohë që ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e mjeteve për të verifikuar dokumentacionin dhe i kanë kryer testet e alkoolit.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima, kur vetëm dy javë më parë në të njëjtin vend u përfshinë në një aksident masiv natën vonë katër mjete, edhe ai aksident pa pasoja në jetë njerëzish por me dëme materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY