FOTO/ Katër turistë mbetën në mes të detit Jon, ja si I...

FOTO/ Katër turistë mbetën në mes të detit Jon, ja si I shpëton policia kufitare

77
0
Shares

Katër persona janë shpëtuar nga mbytja në detin Jon, në zonën e Ksamilit. Burime nga policia thanë se rreth orës 17:00, shtetasi me inicialet K. Sh., ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare, se tek Ishujt e Ksamilit, ndodhej me një mjet detar tip pedalon, me 3 persona të tjerë, dhe mjetit nuk i funksiononin pedalet pasi i ishin bllokuar.
Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë Kufitare në Ksamil me mjetin lundrues ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i shoqëruar në breg pa probleme.
Shtetasit K.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P, iu dha ndihma nga ana e Policisë Kufitare janë këshilluar që të tregojnë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY