EMRI/ Tiranë, babë e birë sulmojnë e plagosin me thikë një person

EMRI/ Tiranë, babë e birë sulmojnë e plagosin me thikë një person

68
0
Shares

Një i ri, së bashku me babanë e tij, ka plagosur me mjet prerës një person pas një konflikti për motive të dobëta në Tiranë. Ndërsa i riu është arrestuar, babai i tij është proceduar në gjendje të lirë.
Sipas burimeve të Policisë vendore të Tiranës, mësohet se dje, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 4, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Helios Tarja, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën e “Dibrës”, së bashku me të atin, A. T., 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me A. B., 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi Helios Tarja, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, A. B., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të babit dhe të birit, për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY