DETAJE/ Armët e municionet në kufirin Shqipëri – Greqi, për bandat që...

DETAJE/ Armët e municionet në kufirin Shqipëri – Greqi, për bandat që veprojnë në Athinë

954
0
Shares
Foto Ilustruese

Gjatë një operacioni në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia greke zbuloi pranë kufirit me Shqipërinë një sasi armësh e municionesh, të cilat do të trafikoheshin në Greqi.
Agjentët grekë identifikuan tre persona që po ecnin në këmbë në një zonë pyjore dhe mbanin 3 çanta. Por, sapo këta të fundit panë policinë, braktisën çantat dhe u larguan me vrap drejt Shqipërisë duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.
Burime policore thonë për të përditshmen “Kathimerini” se agjentët grekë kishin marrë informacione prej disa muajsh që përmes kufirit shqiptaro-grek trafikoheshin armë.
“Ne po prisnim mundësinë e duhur për të identifikuar dhe kapur trafikantët”, thotë një oficer policie për gazetën greke.
Sipas informacioneve të policisë helene, 3 shqiptarët e dyshuar ishin nisur nga një fshat afër kufirit dhe porosinë e armëve do ta dorëzonin në Janinë tek bashkëpunëtorët e tyre.
“Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që ata përpiqen të trafikojnë armë”, thotë agjenti i policisë që preferon të mbetet anonim.
“Kathimerini” shkruan gjithashtu se për këtë ngjarje është angazhuar edhe departamenti i anti-terrorizmit në Greqi. Armët do t’i nënshtrohen testeve balistike për të vërtetuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Hetuesit kanë dyshime se kjo linjë e trafikut të armëve nga Shqipëria në Greqi mund të ketë dërguar edhe municione e eksploziv te bandat që veprojnë në Athinë, ku muajt e fundit ka pasur sulme me armë e tritol.
Në çantat e braktisura nga trafikantët u gjetën 3 kallashnikovë, 11 granata difensive, 5 pllaka tritoli, 33 detonatorë dhe 1593 fishekë. Nga ekzaminimet e kryera deri tani nga autoritetet greke, rezulton që këto armë janë me origjinë kineze. TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY