Deputeti preket nga mesazhi i ish-studentes – “Leksionet tuaja kanë qenë më...

Deputeti preket nga mesazhi i ish-studentes – “Leksionet tuaja kanë qenë më të mirat”

585
0
Shares
Dorela Haxhiademi

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është kthyer disa vite mbrapsht, kur jepte mësim në auditorët e mjekësisë.
Tritan Shehu i prekur nga një mesazh i ish-studentes së tij, e ndan atë me miqtë në rrjetet sociale. Më poshtë statusi i tij.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në “Facebook”

Sot ndjeva një kënaqësi të veçantë

Dr. Dorela Haxhiademi, ish studentja dhe specilizantja ime, aktualisht Anesteziste-Reanimatore e shkelqyer prane nje nga klinikave me te mira europiane ne fushen e Kardiologjise e Kardiokirurgjise Pediatrike, ate te Massa ne Itali, me dergoi mesazhin e meposhtem, qe me ktheu vite mbrapa ne kujtese. Me deshiren e saj dhe duke e falenderuar e uruar ate, po e bej publike:

Pershendetje Prof!
Kam kryer specializimin ne An Rea ne vitet 1998-2002. Kujtoj shpesh leksionet tuaja, respektin qe tregonit per mesimdhenien dhe sidomos cilesine e larte shkencore e aftesine per te bere te thjeshta per ne edhe nocionet e veshtira te shkences baze te specialitetit tone (ligjet e gazeve, parimet e ventilacionit mekanik, Do2/Vo2 etj). Atehere e ende sot provoj keqardhje qe mberrita vone ne qsut, e nuk pata shansin te mesoja prej jush edhe ne praktike. Me eshte dashur ta perseris specializimin per here te dyte ne Itali, e ju siguroj qe leksione tuaja jane me te mirat qe kam degjuar; jane leksione qe do ti kishin zili edhe universitetet me prestigjioze. Gjej po aq profesional e elegant mendimin tuaj mbi ceshtjet e politikave shendetesore te Shqiperise, mendim i nje njeriu te mencur, te lexuar edhe ne kete fushe (si ne gjithe te tjerat) e njohes shume i mire i realitetit shqiptar.
Sot kryqezova ne FB faqen tuaj (nje mik i perbashket mesa duket kish komentuar) e vendosa ta ndaj me ju respektin tim te kahershem.
E fundit, por jo nga rendesia. Punoj ne Massa, Itali. Me ka qelluar te bisedoj me shefin e kard ped, Bruno Murzi, e kemi zbuluar qe ndajme te njejten konsiderate per kardioanestezistin e madh Tritan Shehu.
Me mirenjohjen e thelle qe provohet per ke na ka bere rruge ne labirintet e dijes. Pushime te mbara! Dorela Haxhiademi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY