FOTO LAJM/ Ramush Haradinaj takohet me Edi Ramën, ja për çfarë kanë...

FOTO LAJM/ Ramush Haradinaj takohet me Edi Ramën, ja për çfarë kanë biseduar

118
0
Shares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherazi kandidati i PAN-it, për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Këtë takim për Express e ka konfirmuar partia e Haradinjat.
Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pirë kafe së bashku në Dhërmi. Ata më këtë rast kanë bërë edhe një fotografi.
Por, përtej kësaj kandidati i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.
“Krejt çka mundem më thënë është se  nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.
Kurse, gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj përmes një postimi në Instagram ka treguar se janë takuar me Edi Ramën.
“Sot me Edin në Dhërmi!! Kryeministri i shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY