FOTO/ Egziston një shtet i ri në Ballkan, ndodhet mes Serbisë dhe...

FOTO/ Egziston një shtet i ri në Ballkan, ndodhet mes Serbisë dhe Kroacisë

155
0
Shares

Shteti më i ri në botë mund të jetë shteti i Liberlandës. I vetëshpallur i tillë, ky shtet është themeluar në 7 kilometra katrorë tokë midis Serbisë dhe Kroacisë dhe është i vendosur të luftojë për njohje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, pasi është një territor i pa pretenduar nga asnjë shtet mes Serbisë dhe Kroacisë.
Ndërkohë, Liberlanda po përgatitet gjithashtu të hapë një zyrë në Beograd, tha për BIRN themeluesi dhe presidenti i tij Vit Jedlicka.
Ai tha se rreth 470,000 njerëz pretendojnë se i përkasin atij vendi edhe pse nuk banojnë aty.
Republika e Lirë e Liberlandës u themelua në prill të vitit 2015 në një territor të papretenduar në bregun perëndimor të lumit Danub pas një mosmarrëveshjeje kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.
Sipas faqes së internetit të Liberland, ai është i treti “shtet sovran” më i vogël në botë pas Vatikanit dhe Monakos, me moton “të jetojmë dhe të lëmë të jetojnë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY