Itali, trafiku i 1.9 ton marijuane nga Shqipëria, zbulohet letra që tradhëtoi...

Itali, trafiku i 1.9 ton marijuane nga Shqipëria, zbulohet letra që tradhëtoi trafikantët

168
0
Shares
Foto Ilustruese

Llogaritë që lidhen me ngarkesën e marijuanës që shkon nga Shqipëria me destinacion Brindisin në Itali, janë raportuar në një letër që hetuesit italianë e kanë nën zotërim dhe që ju jep shumë informacion në lidhje me trafiku nëpërmjet detit.
Aktualisht, pesë persona janë arrestuar, kur tri ditë më parë përfunduan në pranga italianët Giuseppe Vantaggiato, Maurizio Muscogiuri dhe Maurizio Carratta, ndërsa më 11 janar janë arrestuar Domenico Pascariello dhe shqiptari Besmir Hameti.
Letra u zbulua gjatë përgjimeve, menjëherë pas arrestimeve 7 muaj më parë kur Pascariello dhe Hameti janë gjetur në bordin e një gomoneje me 1.9 ton drogë marijuanë e ndarë 84 çanta.
Letra ka zbuluar lidhjet midis trafikantëve.
“Është e qartë se i ndaluari Pascariello është një kërcënim për shkak se, në bazë të një borxhi ndaj bashkëpunëtorëve të tij, do të zbulojë detajet e trafikut të paligjshëm që e çoi atë në pranga”.
Mediat italiane shkruajnë se në letër jepen garancitë e marrjes në pyetje, shumat e trafikut, kostot e riparimit të një makine, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY