Alarm për vezë toksike në Europë

Alarm për vezë toksike në Europë

112
0
Shares

Europa është vënë nën alarm, pasi më shumë se 150 ferma të rritjes së pulave janë mbyllur. Gjetja e një insekticidi toksik në përmbajtjen e  vezëve, ka bërë që Holanda, Gjermania dhe Belgjika të urdhërojnë tërheqjen e miliona vezëve nga dyqanet dhe supermaketet.
Vetëm në Holande, janë mbyllur 180  ferma të rritjes së pulave. Menjëherë autoritetet nisen një hetim penal. Gjermania ktheu pas rreth një milion vezë që vinin nga Holanda.
Sipas mediave gjermane, insekticidi toksik i gjetur në përmbajtjen e  vezëve është i ndaluar të përdoret në ushqimin për konsum njerëzor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se insekticidi fipronil mund të dëmtojë mëlçinë, gjëndrat tiroide dhe veshkat, nëse konsumohet në sasi te konsiderueshme. Analizat e  vezëve treguan nivele të larta të insekticidit, i cili përdoret për të larguar parazitet nga kafshët, por është i ndaluar të përdoret te kafshët dhe shpendët që janë të destinuara për konsum njerëzor.
Pas publikimit të skandalit të vezëve me substanca toksike, Bashkimi Europian ka garantuar konsumatorët se gjithçka është në kontroll. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen, nëpërmjet një deklarate për mediat tha se “vezët e kontaminuara janë tërhequr nga tregu dhe gjithçka është nën kontrroll”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY