EMRI & FOTO/ Gjykatësi i Kushtetueses jep dorëheqjen para vendimit për Vetting-un

EMRI & FOTO/ Gjykatësi i Kushtetueses jep dorëheqjen para vendimit për Vetting-un

193
0
Shares

Vladimir Kristos i kishte mbaruar mandati prej disa muajsh, por ai vendosi të qëndrojë në detyrë deri sa të bëhet zëvendësimi. Por ditën e hënë Gjykata Kushtetuese shpërndau njoftimin se Kristo dorëzoi detyrën.
“Më datën 31. 07. 2017 , në mbështetje të nenit 127, shkronja ‘a’, ‘b’, dhe ‘c’ në lidhje me nenin 125, pika 7 të Kushtetutës, zoti Vladimir Kristo, ka dhënë dorëheqjen nga vazhdimi i detyrës së Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Në lidhje me dorëheqjen e Tij, zoti Vladimir Kristo ka njoftuar Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Kristo përveç se i ka mbarur mandati ka mbushur dhe moshën e daljes në pension dhe ai është në listën e personave që nuk dorëzuan të dhënat e Vetting-ut, pasi e ka mbyllur karrierën.
Gjykata Kushtetuese ka mbetur sot me 6 anëtarë. Pak kohë më parë u larguan edhe Ardian Dvorani dhe Vitore Tusha, të cilëve iu kishte mbaruar mandati. Njësoj si Kristo ata nuk pranuan të qëndrojnë në detyrë, derisa t’u bëhet zëvendësimi.
Largimi i Kristos vjen para një prej vendimeve më të rëndësishme që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese, që ka të bëjë me ankimimin e Vetting-ut nga shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve. Që të rrëzohen këto ligje do të duhen 5 vota, ndërkohë që Kushtetuesja mbetet me 6 anëtarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY