EMRI & FOTO GALERI/ Shkodër, gjendet një fëmijë i mbytur në kanal,...

EMRI & FOTO GALERI/ Shkodër, gjendet një fëmijë i mbytur në kanal, 13-vjeçari ishte denoncuar i humbur

129
0
Shares

Trupi i një personi të mbytur në lumin Hot të Shkodrës është gjetur sot në mesditë.
Dyshohet se viktima është e 13-vjeçari Valentin Çarkaj, i cili jetonte jashtë vendit, por kishte ardhur te të afërmit në fshatin Hot i Ri i Shkodrës dhe që ishte zhdukur mesditën e së dielës.
Sipas familjarëve ai shkoi të lahej së bashku me shokët, por më pas nuk është parë më.
Familjarët thanë kur bene denoncimin se ai jetonte jashtë vendit prej 14 vitesh dhe nuk e njeh fare qytetin.
Pas 4 ditësh kërkimesh 13-vjeçari është gjetur i pajetë. Nga hetimet paraprake dyshohet të ketë rënë dhe mbytur në kanal. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Njoftimi i Policisë së Shkodrës

Më datë 02. 08.2 017, rreth orës 13:00, në një kanal uji vaditës me rreth 30 cm ujë, në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina Shkodër, është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull,  i mbuluar nga mbeturinat e ujit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Kufoma është dërguar në  Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për identifikim dhe për të përcaktuar  shkakun e vdekjes.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se mund të jetë femija i humbur me datë 30. 07. 2017 shtetasi V. Ç. 13 vjeç banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Vijojn veprimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY