DETAJE/ Shkodër, konfliktohen bashkëfshatarët, i zë pritë në rrugë dhe e kërcënon...

DETAJE/ Shkodër, konfliktohen bashkëfshatarët, i zë pritë në rrugë dhe e kërcënon me armë në shtëpi

129
0
Shares

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër është bërë e mundur dje parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale.
Nga konfliktet e vazhdueshme, në fshatin Berdicë, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, Anton Preçi i ka ndërprerë me qëllim rrugën me automjetin  e tij tip “Wolkswagen” me targa AA 730 MH, N. D., 54 vjeç, banues në Berdicë, i cili po udhëtonte me automjetin  e tij tip “Fiat”, me targa AA 373 EK.
Më pas Anton Preçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe  ka shkuar përpara banesës së N. D., ka qëlluar në ajër me armë zjarri  kallashnikov  dhe është larguar.
Për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, shërbimet e Policisë në mënyrë të menjëhershme kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje  të autorit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Anton Preçi,  35 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 278, 274, 84 dhe 150 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY