DETAJE/ Durrës, shkatërrohet banda e minoreneve hajdutë, ja kush janë dhe 11...

DETAJE/ Durrës, shkatërrohet banda e minoreneve hajdutë, ja kush janë dhe 11 vjedhjet e dokumentuara

153
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Minoreni”.
Për pasojë është goditur grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësi duke u proceduar penalisht katër person , konkretisht:
• H. D., 15 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar; i dënuar më parë për vjedhje;
• A. A., 15  vjeç, banues në Durrës, i ndaluar;
• E. Z., 14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë; 
• E. Xh. 14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i proceduar më parë për vjedhje.

Ndalimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtare, për ngjarjet si më poshtë vijojnë…
1.  Më datë 25. 05. 2017, në lagjen Nr. 3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E. V., ku kanë marrë  90 000 lekë.
2.  Më datë 02. 06. 2017, në lagjen Nr. 14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë  TV dhe kompjutera lojërash Playstation.
3.  Më datë 28. 06. 2017, në lagjen Nr. 5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K. C,. ku ka marrë 5 000 lekë.
4.  Më datë 16. 07. 2017, në lagjen Nr. 8, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L. Z., ku kanë marrë 9 000 lekë.
5.  Më datë 21. 07. 2017, në lagjen Nr. 12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S. J. , N. K., dhe K. K., ku kanë  50 000 lekë dhe  një aparat fotografik.
6.  Më datë 29. 07. 2017, në lagjen Nr. 15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S., ku kanë marrë disa paketa cigare.
7.  Më datë 30. 07. 2017, në lagjen Nr. 3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin e  shtetases  S. Ç., ku kanë marrë 3 000 lekë.
8.  Më datë 30. 07. 2017, në lagjen Nr. 1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T. S., ku kanë marrë 10 000 lekë.
9.  Më datë 31. 07. 2017, në lagjen Nr. 6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I. E., ku kanë marrë 10 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY