Polici udhëtonte nga Tirana për Gjirokastër, te “Ura e Leklit” kujtohet se...

Polici udhëtonte nga Tirana për Gjirokastër, te “Ura e Leklit” kujtohet se i kishte humbur pistoleta

183
0
Shares
Foto Ilustruese

Një efektiv policie i cili po udhëtonte nga Tirana për në Gjirokastër, është çuditur kur në “Urën e Leklit”, ka konstatuar se i mungonte arma e shërbimit.
Komisariati i Policisë Tepelenë ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bazuar në Nenin 134 të Kodit Penal.
Mësohet se ka qenë punonjësi i policisë me inicialet I. H., i cili ka bërë kallëzim.
Sipas efektivit 36-vjeçar, banues në Tiranë, gjatë udhëtimit nga Tirana për në Gjirokastër, me automjetin tip “Toyjota” në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, ka konstatuar se i ka humbur arma personale e shërbimit.
Policia tha se po punon për gjetjen e armës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY