EMRI & MOTIVACIONI/ Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e Burgut të Korçës

EMRI & MOTIVACIONI/ Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e Burgut të Korçës

68
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin e IEVP-së në Korçë, Robert Kodrën.
Motivacioni për shkarkimin e Kodrës nga detyra është për keqmenaxhim të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Korçë z. Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda. Nga hetimi administrativ i realizuar nga  strukturat  përgjegjëse ka rezultuar se jemi përpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjell pasoja të rënda për funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY