EMRI/ Arrestohet i dehuri 42-vjeçar, tentoi të rrëmbejë adoleshenten

EMRI/ Arrestohet i dehuri 42-vjeçar, tentoi të rrëmbejë adoleshenten

49
0
Shares

Një burrë 42 vjeç në Bulqizë ka tentuar të fusë me zor në makinë, një vajzë 16 vjeçare, por nuk i ka arritur qëllimit. E mitura e ka denoncuar dhe policia ka bërë arrestimin e Zafir Gj.
“Arrestimi i tij u bë pasi, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja D. N., 16 vjeçe, se në rrugë, shtetasi Z. Gj., dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht me fjalë, dhe më pas ka tentuar që ta marrë me forcë në automjetin e tij. Menjëherë nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l”, njofton policia.
Pas veprimeve të para hetimore të kryera shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe “Vepra të turpshme”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY