DETAJE & FOTO/ Zjarri në Velipojë, ambulancat tejmbushen, Policia evakuon banorët e...

DETAJE & FOTO/ Zjarri në Velipojë, ambulancat tejmbushen, Policia evakuon banorët e zonës

88
0
Shares

Pas zjarrit të madh që ra në një lokal të kompleksit “Fishta” në Velipojë, shihet një përpjekje e Policisë për të evakuuar banorët e kompleksit, por edhe zonës për rreth. Ndërkohë një numër të madh pushuesish janë mbledhur rreth vendit të ngjarjes ku pamja është tronditëse.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar e para zjarrfikësja e Velipojës por më pas edhe të tjera nga Shkodra. Sipas dëshmitarëve, ambulancat shkojnë e vijnë në vendin e ngjarjes për të transportuar të plagosurit e shumtë. Pritet transportimi i personave që janë në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës. Shpërthimi ka shkaktuar përveç tronditjes panik të madh te pushuesit dhe turistët e huaj. Dyshohet se të plagosurit më rëndë janë punonjësit e kuzhinës së restorantit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:20 të paradites së sotme, dhe dyshohet se shkak për zjarrin që përfshiu resortin “Fishta” ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY