Gjermani, marihuana shqiptare “mbyt” Mynihun, bllokohen 550 kg

Gjermani, marihuana shqiptare “mbyt” Mynihun, bllokohen 550 kg

49
0
Shares

Më se gjysmë ton drogë të llojit të marijuanës është sekuestruar dje në Mynih të Gjermanisë. “Merkur.de” shkruan se sasia e kapur shkon në 550 kg, ndërsa vlera e saj po të hidhej në treg kapte shifrën e 5 milionë eurove. Po ashtu thuhet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hamburgun.
“Marijuanë në këtë sasi unë kam parë rrallë të kapet në zonën e Bovarisë”, u shpreh presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude.
Sipas mediave gjermane kjo sasi është e dytë më të madhe të kapur viteve të fundit në Bavari, pasi në vitin 2013 në Nürnberg u sekuestruan 625 kilogramë drogë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY