FOTO LAJM/ Afera DIA – CEZ, Damian Gjiknuri dëshmon për një orë...

FOTO LAJM/ Afera DIA – CEZ, Damian Gjiknuri dëshmon për një orë e gjysmë në gjyqin ndaj Kastriot Ismailaj

111
0
Shares

Në listën e dëshmitarëve VIP në gjyqin ndaj Kastriot Ismailaj për aferën mes DIA-s dhe CEZ është edhe emri i ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, i cili është thirrur sot të dëshmojë në seancën gjyqësore.
Dëshmia e Gjiknurit ka zgjatur për 90 minuta, gjatë të cilave ai ka pranuar të ketë takuar përfaqësuesin e DIA-s, Rebeka Gain. Referuar dëshmisë së tij, ministri është shprehur se ka rënë dakord me Gain që çështja me qeverinë të zgjidhej me marrëveshje.
“Ismailaj i kishte lënë emër të keq kompanisë”,mësohet të ketë thënë ndër të tjera Gjiknuri.
Kastriot Ismailaj akuzohet që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar një shumë prej afro 5 milionë eurosh, nga fondi që kishte mbledhur për llogari të faturave të papaguara të CEZ-it.
Në tetor të 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit, Alma Hicka. KLSH arriti në përfundimin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek CEZ, i cili ishte pronar i 76 për qind të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY