EMRAT/ Shkodër, shkatërrohet banda e shfrytëzimit të të miturave për prostitucion, në...

EMRAT/ Shkodër, shkatërrohet banda e shfrytëzimit të të miturave për prostitucion, në pranga tre persona

50
0
Shares

Pas një hetimi të mirëfilltë policor disa mujor me metoda speciale u bë e mundur dokumentimi ligjor dhe goditja e një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës, i cili shfrytëzonte për prostitucion femra të mitura.
Për pasojë, nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, u finalizua sot, operacioni i koduar “Last time”.

Si rezultat i punës hetimore u bë e mundur arrestimi i shtetasve .
Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

U bë ndalimi i shtetasit.
Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur” parashikuar nga nenet 128/b-22 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë për veprën penale ” Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal , ndaj shtetasit.
P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY