EMRAT/ Itali, 11.5 kg heroinë në makinë, kapen 2 shqiptarë dhe 1...

EMRAT/ Itali, 11.5 kg heroinë në makinë, kapen 2 shqiptarë dhe 1 italian

95
0
Shares
Foto Ilustruese

Plot 11 kg e 500 gram heroinë është sekuestruar nga Guardia di Finanza në Foggia, ku janë arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një italian.
Sipas mediave italiane janë arrestuar Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo dhe 2 shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç.
Të tre janë ndaluar në një postbllok në autostradë mes Foggias dhe San Severo, ku ishin takuar bashkë. Në automjetin e 40-vjeçarit Tusha, të fshehur në një çantë shpine, policët e Guardia di Finanza kanë gjetur pakot e heroinës me një peshë totale prej 11.5 kg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY